Kaloni te përmbajtja

Joy Residences

The Apartments

Dorëzuar Shitur

Joy Residences – The Apartments

Një vilë e madhe, e ndarë mes pak familjeve

Në një zonë të karakterizuar nga vilat, The Apartments solli ndërtesa trekatëshe me pamjen e një vile, që brenda mbajnë një numër të ulët apartamentesh, me gjelbërim e hapësira të përbashkëta rreth tyre dhe parkim nëntokësor. Rezidenca pozicionohet tetë kilometra nga qendra e Tiranës, pranë qendrës tregtare TEG. Ky projekt tregoi sukses të lartë, duke shtyrë kompani të tjera ndërtimi ta ndjekin si model zhvillimi.

Ndërtesat e The Apartments pranë murit me ujë, Lundër

Përjetoni stilin e jetesës dhe privatësinë e një vile.

The Apartments: ndërtesa trekatëshe me ballkone dhe kolona, Lundër

Veçoritë dhe shërbimet

Jeta brenda rezidencës

Ndërtesat trekatëshe të The Apartments buzë lëndinës, Lundër

Apartamente

Pesë ndërtesa trekatëshe me ashensor dhe mjedise të përbashkëta elegante. Tipologji nga një deri në tri dhoma gjumi, ku kati përdhes ndihet si në vilë, pranë kopshtit, ndërsa kati i fundit jep ndjesinë e një papafingoje, pa penguar hapësirat e brendshme.

Dy banorë në një stol në oborrin mes ndërtesave të The Apartments

Hapësira të përbashkëta

Rezidenca ofron disa zona rekreative dhe relaksi për banorët, ndërsa e gjithë rruga e brendshme është shtruar me gurë, për të dhënë ndjesinë e një pedonaleje të madhe.

Fëmijë duke luajtur në kolovajzë në këndin e lojërave të The Apartments

Lojëra dhe aktivitete

Kënd lojërash për fëmijët dhe një shah gjigant në ambient të jashtëm. Një zonë me paralele për aktivitet fizik, nga niveli më i ulët për fëmijët deri te më i larti për të rriturit.

Parkimi nëntokësor i The Apartments

Parkim nëntokësor

Parkimi nëntokësor krijon më shumë hapësirë për zonat rekreative të banorëve, me akses të drejtpërdrejtë dhe të rehatshëm deri në apartament. Për vizitorët ndodhen tetë vende parkimi të jashtme.

Interfon me video dhe hyrje me kartë në një nga hyrjet e The Apartments

Siguria

Hyrja për personat që nuk banojnë në rezidencë lejohet vetëm me miratim. Kamerat monitorojnë rrethimin dhe çdo aktivitet të parregullt në hapësirat e përbashkëta të rezidencës, përmes sistemeve të sofistikuara.

Duart e një kopshtari që mbjell lule në lulishten rreth ullirit, në The Apartments

Mirëmbajtja

Komuniteti administrohet me përkushtim nga Joy Management, e cila kujdeset për gjelbërimin, sistemet teknike, sigurinë dhe pastrimin, si dhe për mbarëvajtjen e rezidencës në tërësi.

Vendndodhja

Pranë qytetit, larg zhurmës

Adresa

Joy Residences – The Apartments
Lundër, Tiranë
Shqipëri

Aksesi

Aksesi bëhet i mundur duke marrë miratimin e një banori ose duke caktuar një takim me stafin e Joy Management.

Shprehni interesin tuaj për The Apartments.