Joy Residences
The Villas
Në ndërtim Në shitje
Joy Residences – The Villas
Një komunitet ekskluziv si asnjë tjetër
Joy Residences – The Villas është një rezidencë ekskluzive me vila dhe apartamente, e krijuar për ata që vlerësojnë elegancën, privatësinë dhe cilësinë e jetesës. Larmia e shërbimeve brenda saj, nga Clubhouse dhe pishina te palestra e pedonalja përgjatë përroit, e bën këtë projekt unik.

Vila, apartamente dhe një larmi shërbimesh, brenda së njëjtës rezidencë.

Veçoritë dhe shërbimet
Gjithçka brenda komunitetit

Vila
Shtatë tipologji vilash, me arkitekturë neoklasike dhe planimetri funksionale për çdo madhësi familjeje. Sipërfaqet e ndërtimit variojnë nga 285 deri në 808 m², me parcela të bollshme dhe hapësirë për pishinë.

Apartamente
Apartamentet 1+1, 2+1 dhe 3+1, nga 87.81 deri në 177.15 m², janë projektuar për të përcjellë atmosferën e një vile. Çdo godinë ka vetëm tre kate dhe një numër të ulët banesash, me parkim nëntokësor, korridore të bollshme dhe ashensorë.

Clubhouse
Zemra sociale e komunitetit. Bar-restoranti ofron një ambient elegant për momente socializimi dhe çlodhjeje pranë shtëpisë, ndërsa supermarketi dhe farmacia plotësojnë nevojat e përditshme, pa qenë nevoja të dilni nga rezidenca.

Pedonale
Hapësira më e veçantë e rezidencës. E mbushur me pemë dhe përgjatë përroit, pedonalja është vendi ideal për shëtitje në ajër të pastër, mes zonave të gjelbra rekreative dhe këndeve të lojërave për fëmijët.

Palestër dhe sport
Palestra moderne, e hapur me xhama drejt gjelbërimit, ofron pajisje stërvitjeje dhe klasa pilatesi e joge. Në natyrë, fusha e sportit dhe pista e vrapimit me gjatësi 500 metra e bëjnë aktivitetin fizik pjesë të çdo dite.

Pishinë dhe mirëqenie
Pishina, me një zonë të dedikuar për fëmijët dhe shezlongë përreth, sjell freski dhe çlodhje në ditët e verës. Salloni i bukurisë me spa ofron kujdes personal gjatë gjithë vitit.

Administrim dhe siguri
Zyra e administrimit dhe stafi i mirëmbajtjes ndodhen brenda komunitetit, me siguri 24 orë në ditë, parkim për vizitorët, karikim të shpejtë për automjete elektrike dhe lavazh makinash.
Vendndodhja
Në kodrat e Lundrës
Adresa
Joy Residences – The Villas
Rruga e Vilave, Lundër
Tiranë, Shqipëri
Pikat e orientimit
TEG dhe autostrada Tiranë–Elbasan ndodhen pranë.
Vizita në vend
Vizitat organizohen duke caktuar më parë një takim me Joy Group.